Burimi:
Javanews.al

Arrestohet ish-efektivi i policisë, akuzohet për bashkëpunim me Durim Bamin
👁6657
Është arrestuar ish efektivi i policisë Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej vitit 2024. Morina u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 2, ndërsa me vete iu gjet dhe një pistoletë pa leje. Ai është pjesë e dosjes Revanshi, dhe sipas SPAK, ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020. Ish efekti i policisë ka qenë arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.