Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, akuzohet se abuzoi me dy adoleshente
Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet për rekrutim dhe abuzim seksual ndaj dy 16-vjeçareve. Mediat helene raportojnë se 33-vjeçari akuzohet se u siguronte klientë të miturave dhe organizonte takimet e tyre kundrejt përfitimit financiar. Hetimet ndaj 33-vjeçarit u kryen nga një ekip special i Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, ndërsa prangosja u bë në bazë të një urdhër-arresti. Sipas autoriteteve, veprimtaria e dyshuar kishte nisur të paktën që nga qershori i këtij viti. Policia thotë se 33-vjeçari publikonte reklama në faqe interneti erotike, ku përfshiheshin fotografi të dy të miturave dhe numri i tij i telefonit. Përmes këtyre reklamave, ai dyshohet se kontaktonte personat e interesuar dhe caktonte takimet me vajzat. Gjatë arrestimit, 33-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj...
Burimi:
javanews.al