Arrestohet edhe një shqiptar në Serbi, Kurti: E kemi një kojshi të keq! Shmangni udhëtimet në territorin serb

Arrestohet edhe një shqiptar në Serbi, Kurti: E kemi një kojshi të keq! Shmangni udhëtimet në territorin serb

Serbia ka ndaluar një tjetër qytetar të Kosovës në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Bëhet fjalë për Behar Preniqin, për të cilin autoritetet serbe pretendojnë se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha misionet diplomatike për këtë rast, duke e cilësuar ndalimin si një akt tjetër represiv të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. “Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën e MPJD-së. Ministria thekson...