Arrestohet doganieri grek, bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë

Arrestohet doganieri grek, bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës mëngjesin e kësaj të enjteje është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit. Pikës greke i është vënë shiriti i policisë, megjithatë qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht vetëm pa bagazhe. Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Burimi: Kohajone.com