Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, shërbimet policore kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, e dyshuar për veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit financiar. Sipas hetimeve paraprake, shtetasja E. V. dyshohet se, përmes mashtrimit, i ka marrë një shumë prej 36 000 euro shtetasit M. C., me pretendimin se do t’i blinte një pronë në qytetin e Tiranës. Pas pagesës, ajo nuk ka përmbushur detyrimet e saj...
Burimi: Javanews.al