Arrestohet 41-vjeçari në Fier, kërcënonte prej dy vitesh një të moshuar për para

Arrestohet 41-vjeçari në Fier, kërcënonte prej dy vitesh një të moshuar për para

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se prej vitit 2024 ka kanosur vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim për t’i marrë një shumë parash. Sipas Policisë, i arrestuari pretendonte se paratë ia kishte borxh djali i të moshuarit. 41-vjeçari, Ilir Sherifaj, banues në Vlorë, rezulton me precedent penal për krime kundër personit. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve të kryera në vijim të kallëzimit të 73-vjeçarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.