Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet 35-vjeçari/ Kapet në flagrancë gjatë grabitjes në një banesë
Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit të Policisë bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit O. T., banues në Durrës. Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi u kap në flagrancë brenda një banese në lagjen nr. 17, ku kishte hyrë me qëllim për të vjedhur. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se vetëm disa orë më herët, ai kishte kryer edhe një tjetër vjedhje – konkretisht një biçikletë në lagjen nr. 18. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë...