Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet 33-vjeçarja në Lezhë, merrte kredi si bamirëse me ID e qytetarëve të tjerë
Një rast mashtrimi shënohet në Lezhë, ku një 33-vjeçare, duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie, merrte kredi me të dhënat e kartës së identitetit të qytetarëve. Në pranga ka rënë shtetasja D.C., 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, e reja prezantohej tek qytetarët me fëmijë të mitur si përfaqësuese e një një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur. Këtyre qytetarëve, ajo u fotografonte kartën e identitetit, duke u premtuar pagesa mujore. Më pas me këto ID, aplikonte dhe merrte kredi nga institucionet financiare. Në cilësinë e provës, sekuestrohen dokumentet bankare që tregojnë...