Arrestohet 32-vjeçari në Morinë/ Në kërkim për dhunë dhe përndjekje në familje

Arrestohet 32-vjeçari në Morinë/ Në kërkim për dhunë dhe përndjekje në familje

Policia në pikën kufitare të Morinës, vë në pranga 32-vjeçarin nga Suhareka. I riu ishte në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja” “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Durrës, kapën në hyrje, shtetasin I. E., 32 vjeç, banues në Suharekë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja””, njofton policia kufitare.
Burimi: Sot.com.al