Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë, po transportonte emigrantë drejt Greqisë

Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë, po transportonte emigrantë drejt Greqisë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me forcat e FRONTEX-it, kanë vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili po shoqëronte një grup emigrantësh të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit drejt Greqisë, kundrejt një pagese. Në zonën e Kataetos u konstatuan shtatë emigrantë të paligjshëm që po shoqëroheshin nga shtetasi F. K., 31 vjeç, me vendbanim në Mbretërinë e Bashkuar. Ky i fundit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se F. K. kishte marrë përsipër shoqërimin e grupit të emigrantëve drejt kufirit,...
Burimi: Javanews.al