Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vjedh makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. Sipas policisë, shtetasi A.M, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar në pronësi të një shtetaseje dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.