Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet 28-vjeçari me armë zjarri në makinë, në kërkim dy të rinj të tjerë
👁3200
Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në fshatin Domje të Tiranës. Gjatë një kontrolli të befasishëm në një automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Në automjet ndodheshin drejtuesi, shtetasi F. M., 28 vjeç, dhe një pasagjer 16-vjeçar. Si rezultat i veprimeve hetimore: · U arrestua në flagrancë F. M., banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. · U procedua penalisht në gjendje të lirë pasagjeri 16-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. · U shpallën në kërkim...