Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Arrestohet 23-vjeçari/ Kapet mat me pistoletë, gati për t’i shitur
👁13348
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste. Policia informon se i riu A. D. u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.