Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 2 automjeteve në qytetin bregdetar. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: -M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua; -D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit. Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer...