Arrestohen dy shtetas për vjedhjen e një kasaforte me 15,000 euro në Tiranë

Arrestohen dy shtetas për vjedhjen e një kasaforte me 15,000 euro në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve. Si rezultat i hetimeve, u identifikuan dhe u arrestuan dy shtetas, të cilët dyshohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15,000 euro në një banesë në Tiranë. Të dy arrestuarit, të dënuar më parë për vjedhje, ishin nën masën e sigurimit "Arrest në shtëpi" për veprën e njëjtë. Gjatë operacionit, është sekuestruar edhe automjeti që dyshohet se është përdorur për realizimin e krimit. Njoftimi i plotë: Vodhën kasafortën me 15 000 euro, në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga...
Burimi: Syri.net