Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre
👁13296
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie dhe ka pezullluar nga detyra një tjetër, të cilat kanë të bëjnë me tre raste të ndryshme në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Më konkretisht, në Korçë është arrestuar shtetasi A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ai ka shkaktuar aksident, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. “Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në...