Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Angli, zbulohen grabitjet me vlerë 1 milion paund
Policia ka arrestuar katër persona në Midlands pas një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ekipet nga Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire ekzekutuan urdhër-arreste të shumta në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham. Tre shqiptarë dhe një grua 33-vjeçare britanike u arrestuan, ndërsa u sekuestruan edhe një disa orë dhe çanta me vlerë të lartë. Sipas medias britanike të cilës i referohet Top Channel, të katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.