Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër
Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër. Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës. ‘Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi. Në Mallakastër u arrestua...