No Image Available

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Rama nga Luksemburgu: Pandëshkueshmëria ka marrë fund

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Luksemburg edhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri, përfshirë projektin e planifikuar në Zvërnec dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit. Sa i përket projektit në Zvërnec, për të cilin është përmendur edhe emri i Jared Kushnerit, Rama deklaroi se synimi është realizimi i një investimi që të jetë në harmoni me natyrën. Ai theksoi se projekti është më i gjerë sesa një emër i vetëm dhe se reagimet publike kanë ndikuar, sipas tij, në përmirësimin e tij. “Do t’ju ftoja të vini në Shqipëri, sepse nga jashtë mund të hutohesh, të ngatërrohesh me filtrat e medias online. Nuk e di çfarë kuptoni me projektin e Kushnerit, por është përmendur një projekt që përfshin shumë më tepër...