Burimi:
zeri.ai

Arrestimi i Imamoglu, avokatët apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme
👁8682
Ekrem Imamoglu STAMBOLL- Avokatët e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamoglu kanë apeluar ndalimin e tij. Më 23 mars, atij iu caktua masa e paraburgimit, pasi akuzohet për veprat penale korrupsion dhe përfshirje në një organizatë kriminale. Avokatët e Imamoglu shprehen se arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme. Ata shprehen se nëse masa “arrest me burg” mbetet në fuqi, do të çojnë dosjen në Gjykatën Penale. “Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri...