Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme
Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv është diskutuar mbrëmjen e sotme për operacionin e Policisë të realizuar disa javë më parë, që çoi në pranga Ergys Agasin, të akuzuar për dosjen e AKSHI-t dhe ish-punonjësin e Policisë, Uljan Shpataraku. Ish-prokurori Ervin Karanxha tha gjatë fjalës së tij se gjatë arrestimit të Agasit u gjetën prova të rëndësishme, që shërbyen edhe për vendosjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Ai tha gjithashtu se Agasi, duke qenë i shpallur në kërkim, ka gabuar që bënte lëvizje të pakontrolluara dhe sipas Karanxhës, këto gabime çuan në prangosjen e tij.Referuar deklarimeve të Shpatarakut në Polici, i cili ka pretenduar se nuk e njihte Agasin, por e kishte...
Burimi:
javanews.al