Arrestimi i Dardan Molliqajt, PSD flet për presion politik: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm

Arrestimi i Dardan Molliqajt, PSD flet për presion politik: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, ndërsa ishte rrugës për në një takim. Lajmin e ka konfirmuar vetë partia përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale. Sipas PSD-së, arrestimi i Molliqajt është bërë pa asnjë njoftim paraprak nga gjykata, ndërkohë që ai ka qenë i pranishëm çdo ditë në jetën publike dhe i lehtësisht i kontaktueshëm. Partia e cilëson këtë veprim si një akt presioni politik dhe demonstrim force, që sipas tyre është i pajustifikuar për një njësi policore që përdoret vetëm në raste emergjente....
Burimi: Sot.com.al