Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës
Një dosje gjyqësore e siguruar nga media El Tiempo ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi fatin e Enid Kasmit, shtetasit shqiptaro-kolumbian të arrestuar në Venezuelë gjatë majit të vitit 2025. Sipas dokumenteve të Dhomës Penale të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë në Venezuelë, Kasmi kërkohej nga Mbretëria e Belgjikës për të vuajtur një dënim prej 12 vitesh burgim dhe 560 mijë euro gjobë për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Hetimet evropiane, të bazuara në zbërthimin e rrjetit të koduar EncroChat, e lidhin atë me organizimin e dërgesave të kokainës nga Amerika Latine drejt laboratorëve të përpunimit në Belgjikë brenda një rrjeti me pasuri prej mbi 200 milionë eurosh. Përveç kërkesës belge për ekstradim, autoritetet venezueliane kishin hapur ndaj tij edhe...
Burimi:
javanews.al