Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një ditë më parë, në cilësinë e të dyshuarve në rastin e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë 16 persona të vdekur. Mbledhja është caktuar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 1 gusht, se Serbia nuk ka qenë me vite në pozitë kaq të vështirë. “Kemi kaluar nëpër shumë kriza, vërshime, kriza me migrantë, koronavirusi, lufta në Ukrainë, shumë gjëra janë ashpërsuar, shumë...