Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestime në doganën greke të Mavromatit, pezullim i përkohshëm për kamionët në Qafë Botë
Në Pikën Kufitare të Qafë Botës, kalimi i automjeteve private dhe këmbësorëve vijon normalisht, ndërkohë që është pezulluar përkohësisht qarkullimi i mjeteve që kërkojnë procedura doganore. Shkak për këtë situatë është bërë arrestimi i 13 punonjësve të doganës greke të Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e këtij institucioni. Sipas mediave greke, ndaj tyre rëndojnë akuza për mitmarrje dhe abuzim me detyrën. Hetimet, që kishin nisur prej disa muajsh, zbuluan se zyrtarët doganorë kishin marrë ryshfete për të shmangur kontrollet në mjete dhe rimorkio që kalonin mallra kontrabandë. Janë përgjuar edhe biseda telefonike që vërtetojnë përfshirjen e tyre në veprimtari të paligjshme....