Arrestime dhe dajak, Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit kudo nëpër Tiranë
Mbrëmja e kësaj të hëne në Tiranë po ofron skena dajaku, arrestime masive dhe terror në rrugicat e Kryeqytetit, nga ana e Policisë kundër protestuesëve. Janë riaktivizuar tensionet dhe përplasjet në protestë, aty ku për disa orë kishte rënë qetësia, por në marshimin e tyre nga Kryeministria për në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, papritur u hodh gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme. Më pas një pjesë marshoi në ”Rrugën e Dibrës”, ku protestuesit kanë djegur kazanë të mbetjeve. Sakaq në zonën e Medresesë, efektivët e Policisë po kalojnë në çdo rrugicë, këmba-këmbës për të shpërndarë dhe shoqëruar protestuesit. Qeveria ”Rama 4”, po punon për sanksionet e reja në lidhje me protestën. Personat e identifikuar si autorë të akteve të dhunës gjatë protestave, mund...
Burimi:
kohajone.com