Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
👁11864
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie Luis Xhumarin, pronarin e Jet Ski-së ku më 1 Qershor humbi jetën një turist anglez. “Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi””, thuhet në një njoftim. Xhumari u arrestua pas ngjarjes për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ai u ka dhënë me qira Jet Ski-n dy turistëve anglezë, të cilët kanë rezultuar pa patentë për drejtimin e mjetit lundrues dhe nuk i ka pajisur me skafandër mbrojtëse, por vetëm me jelek shpëtimi. Po ashtu është pezulluar edhe aktiviteti i subjektit. Çifti anglez kishte marrë me qira...