Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arratisje me stil në Sarandë/ I riu hidhet nga “Porsche” në det për t’i shpëtuar policisë (Video)
Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor. Gjithashtu i dyshuari mbante një çantë rreth qafës, ndërsa dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Siç shihet edhe në pamje dhjetra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa...