Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

Media greke ka siguruar foto të sendeve që u sekuestruan një vit më parë nga policia e Selanikut gjatë operacionit për goditjen e grupit të drejtuar nga Gentian Çipi. Gentian Çipi, 41 vjeç, Enea Basholli, 31 vjeç, dhe Kleo Topa, 24 vjeç, të tre nga Korça, ranë në prangat e policisë greke më 8 shtator 2025. Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek, i cili u plagos rëndë, duke marrë plagë në gjoks dhe dorë. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Çipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal...