Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar

Arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar

Fatbardh Mneraj BOLONJA- Një i burgosur shqiptar, Fatbardh Mneraj, 34 vjeç, u arratis mbrëmë nga burgu i Dozzas në Bolonja. Sipas asaj që dihet deri më tani, shqiptari i dënuar për grabitje e kalonte ditën në liri, por i është njoftuar mbrëmjen e djeshme se do të duhej të kthehej në seksionin e brendshëm të burgut, duke humbur privilegjin, pas një dënimi tjetër. Sipas mediave italiane, gjatë transferimit, shqiptari është arratisur dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Tashmë policia e burgjeve, e cila ka shpërndarë foto dhe të dhëna personale në të gjitha organet e rendit dhe është vënë në kërkim...

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: zeri.ai