Burimi:
Top-Channel.tv

“Armiku fle, PS-ja s’fle”, Rama shkon në njësinë 11 në kryeqytet, batuta me anëtarët e strukturës: Dikur kishim flokë, tani s’kemi më
👁3562
“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, kështu shkruan Rama më dixhiturën e videos së postuar në Facebook, gjatë takimit me strukturën e PS në njësinë 11 në kryeqytet. Edi Rama ka biseduar me anëtarët duke i pyetur sesi vijojnë përgatitjet dhe puna, e pa lënë pas dhe batutat me ta. “Dikur ishim me flokë të zeza, tani shiko si jeni bërë, jeni thinjur. Të paktën ju keni flokë, unë s’kam fare”, tha Rama me humor. Top Channel