Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?

Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?

Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminale në Bashkimin Evropian, janë në qendër të një hetimi të gjerë, gjurmët e të cilit kanë çuar në një zyrë të vogël policore pranë Sarajevës. Sipas autoriteteve perëndimore, disa prej këtyre rrjeteve janë përdorur për operacione në shërbim të Iranit. Sipas informacioneve jozyrtare, armët dërgoheshin drejt Foxtrot-it, rrjet kriminal në Suedi i udhëhequr nga Rawa Majid, i cili lidhet edhe me operacionet e Teheranit në Evropë. Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje e Bosnje e Hercegovinës (SIPA), me mbështetjen e Europolit, zhvilloi më 23 shtator kontrolle në disa lokacione në vend, me urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës. Gjatë aksionit u ndalua një zyrtar i...