‘Armët nga Afrika, paketohen në Shqipëri’/ SPAK kontrolle në banesën e Arjeta Pucës, Ardi Veliut, i sekuestrohet telefoni

‘Armët nga Afrika, paketohen në Shqipëri’/ SPAK kontrolle në banesën e Arjeta Pucës, Ardi Veliut, i sekuestrohet telefoni

Ron Yeffet, Ardi Veliu dhe Arjeta Puca TIRANË-Pas kontrollit në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas dhe kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, mësohet se veprimet e SPAK janë shtrirë edhe në banesat e Ardi Veliut, administratorit të KAYO dhe Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Në kuadër të hetimit administratorit të kompanisë KAYO, Ardi Veliut, i është sekuestruar telefoni. Hetimet po zhvillohen pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes Kayo. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në periferi të Tiranës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderëve. Ahmetaj ngriti një sërë akuzash, mes tyre për një skemë të trafikut ndërkombëtar të...