”Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit” – Armët shqiptare në shekujt XVII – XIX

”Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit” – Armët shqiptare në shekujt XVII – XIX

Armët shqiptare në shekujt XVII – XIX, Andromaqi Gjergji Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit. Me to ai ka luftuar kundër pushtuesve të huaj, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së tij. Ka qenë një zakon i lashtë në Shqipëri që cdo djali në moshë 13 – 14 vjec me një ceremoni familiar shumë kuptimplote, t’i dorzoheshin si dhuratë armët, të cilat duhet t’i mbante me nder gjithë jetën. Me këtë ceremoni të  ‘’dhënjes së armëve’’ djali hynte në rradhën e burrave dhe kishte të drejtë që, në mungesë të më të mëdhenjve, të priste e të përcillte miqtë me nderimet e duhura si zot shtëpie. Në Shqipëri, ‘’meqenëse të gjithë mbajnë armë – konstatonte udhëtari engles Hobhouse më 1809 – nuk është...