Armëpushimi në Lindjen e Mesme, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Armëpushimi në Lindjen e Mesme, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit me Izraelin pas 12 ditësh armiqësi, sipas kompanisë së monitorimit të aviacionit FlightRadar24. “Hapësira ajrore iraniane tani është e hapur për mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare për në/nga Teherani me leje paraprake”, tha Flightradar24 në X. Hapësira ajrore irakiane është rihapur gjithashtu, thuhej ndër të tjera në deklaratë. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv