Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Armëpushimi mes Kamboxhias dhe Tajlandës, 2 vendet lejojnë vëzhguesit e ASEAN-it për të siguruar respektimin e marrëveshjes
Tailanda dhe Kamboxhia ranë dakord të enjten për një plan armëpushimi prej 13 pikash për të lehtësuar tensionet përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm pas pesë ditësh përleshjesh të armatosura muajin e kaluar. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të Komitetit të Përgjithshëm Kufitar, të bashkëkryesuar nga shefi i Mbrojtjes së Kamboxhias, gjenerali Tea Seiha, dhe homologu i tij tajlandez, gjenerali Nattaphon Narkphanit, në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë. Sipas gazetës Thai Enquirer News, synon të “sigurojë bashkëjetesë paqësore midis komuniteteve kufitare”. Më herët gjatë ditës, kryeministri malajzian Anwar Ibrahim priti dy ministrat e mbrojtjes përpara takimit të tyre dypalësh me komitetin kufitar. Në fakt, të dy vendet duan që Malajzia të vazhdojë të lehtësojë negociatat e paqes pa përfshirë të tjerë brenda dhe jashtë...