Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Armëpushim 30-ditor në Ukrainë? Liderët europianë dhe Zelensky marrin vendimin e papritur
👁13995
Pas një takimi të mbajtur në kryeqytetin ukrainas, liderët e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, publikuan një deklaratë të përbashkët ku bënë thirrje për një armëpushim të plotë dhe pa kushte në Ukrainë, duke filluar nga e hëna, 12 maj. Në deklaratë thuhet se armëpushimi duhet të zgjasë të paktën 30 ditë dhe të përfshijë të gjitha frontet e konfliktit — në ajër, në det dhe në tokë. Udhëheqësit theksuan se ky armëpushim duhet të jetë i pakushtëzuar dhe çdo përpjekje për të vendosur kushte, veçanërisht nga ana e Rusisë, mund...