Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Armend Rexhepagiqi sjell një natë magjike muzike në Kalanë e Ulqinit më 5 gusht
Koncert i paharrueshëm në Kalanë e Ulqinit, Armend Rexhepagiqi do të performojë më 5 gusht. Nën qiellin veror dhe mes mureve shekullore të Kalasë së Ulqinit, të martën më 5 gusht, pritet të mbahet një nga mbrëmjet më të veçanta të sezonit, këngëtari i mirënjohur Armend Rexhepagiqi do të mbajë një koncert të hapur për publikun, duke sjellë emocione dhe muzikë të paharrueshme. Koncerti fillon në ora 21:30 dhe hyrja është falas. Ngjarja organizohet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, i cili tradicionalisht mbledh bashkë shqiptarët nga mbarë bota për të festuar kulturën, muzikën dhe lidhjet e përjetshme me...