Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Armend Rexhepagiqi performon sonte në Kalanë e Ulqinit në kuadër të “Ditëve të Diasporës”
Ulqini bëhet sonte epiqendra e muzikës shqiptare, ku artisti i njohur Armend Rexhepagiqi do të ngjitet në skenën magjike të Kalasë së Ulqinit për një koncert të hapur për publikun.Mbrëmja muzikore organizohet në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”, duke sjellë një atmosferë të veçantë për qytetarët dhe mërgimtarët, transmeton KultPlus.Koncerti fillon në ora 21:30, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.Ngjarja është organizuar nga Komuna e Ulqinit, me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë, si pjesë e aktiviteteve që synojnë të forcojnë lidhjet kulturore me mërgatën shqiptare dhe të promovojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.Pritet që Rexhepagiqi të interpretojë disa nga hitet e tij më të njohura, duke krijuar një përjetim emocional në ambientin historik të...