Burimi:
Javanews.al

Armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie, pranga 41-vjeçarit në Tiranë
👁4564
Një 41-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak si dhe disa emblema policie. Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, gjatë operacionit në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuesin S. A. ku gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Ndërkohë më tej gjatë kontrollit në banesën e këtij perosni, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë...