Arkivi i Filmit sjell listën e 11 filmave më të gjatë të Kinostudios

Arkivi i Filmit sjell listën e 11 filmave më të gjatë të Kinostudios

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Almanart, kanë bërë një renditje të filmave më të gjatë të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, duke i sjellë në vëmendjen e publikut përmes rubrikës “Shifra dhe fakte”. Rubrika sjell të dhëna interesante mbi trashëgiminë e kinematografisë shqiptare. Sipas AQSHF-së, kohëzgjatja e këtyre produksioneve varion nga 1 orë e 41 minuta deri në 2 orë e 22 minuta, duke evidentuar disa prej filmave me metrazhin më të gjatë në historinë e kinemasë shqiptare. Rubrika “Shifra dhe fakte” i jep publikut mundësinë të njihet më nga afër me fondin filmik dhe trashëgiminë kombëtare që ruhet në AQSHF. “I teti në bronz”, me regji të Viktor Gjikës, prodhim i vitit 1970, zgjat 1 orë e 41 minuta. “Liri...