Arkitektura e qytetit lundrues: Si u ndërtua Venecia?

Arkitektura e qytetit lundrues: Si u ndërtua Venecia?

Qyteti romantik i Venecias njihet me shumë emra. Si qyteti lundrues, qyteti i kanaleve ujore,dhe madje edhe si Mbretëresha e Adriatikut. Ky qytet i rrethuar nga uji u ndërtua mbidhjetëra ishuj të vegjël të vendosur në Lagunën e Venedikut, një gji ligatinor i detit Adriatik, i ndërlidhur me ura dhe kanale. Në rast se po pyesni veten se si ishte e mundur të ndërtohej arkitektura mahnitëse e Venecias në mes të asaj që në thelb është një moçal, atëherë nuk jeni i vetmi. Ndërsa Venecia duket sikur noton mbi ujë, shumica e njerëzve supozojnë se qyteti është ndërtuar direkt në ishujt e Lagunës Veneciane. Në fakt, ndërtesat e Venecias u ndërtuan mbi platforma druri të mbështetura nga shtylla druri të futura nën tokën e përmbytur nga uji. Kjo vepër arkitekturore është një mrekulli inxhinierike, dhe i ka rezistuar qindra viteve histori. Historia e Venecias fillon në shekullin e V Pas Krishtit. Pas rënies së Perandorisë Romake...