Arkeologët, zbulime të reja në qytetin antik të Antigonesë

Arkeologët, zbulime të reja në qytetin antik të Antigonesë

VOA/Raimond Kola Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët. Arkeologët kanë nisur edhe këtë vit gërmimet në qytetin antik të Antigonesë, i cili qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër. Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli. “Ishte vëndi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vënd që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të...