Arka e RTSH ka mbetur bosh/ Eni Vasili shkresë ministrisë: Miliona euro abuzime, do kërkoj audit se ku shkuan

Arka e RTSH ka mbetur bosh/ Eni Vasili shkresë ministrisë: Miliona euro abuzime, do kërkoj audit se ku shkuan

Radiotelevizioni Shqiptar ndodhet zyrtarisht në një krizë të thellë financiare, një realitet i pranuar nga vetë drejtoresha e re, Eni Vasili, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës. Në një komunikim të brendshëm me strukturat financiare të institucionit, Vasili ka ngritur alarmin për gjendjen kritike, e cila rrezikon seriozisht aftësinë e RTSH për të përmbushur detyrimet ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm. Situata që ajo ka gjetur pas një periudhe të gjatë lëvizjesh dhe trazirash në krye të institucionit – përfshirë shkarkimin e Alfred Pezës, rënien e Këshillit Drejtues dhe emërimin e një drejtuese të përkohshme – dëshmon për menaxhim...