Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Arjan Ndojës i janë shtuar votat”, Aulon Kalaja dorëzon provat dhe kërkon rinumërim në Durrës: S’po e bëj për mandat, por për transparencë
👁13380
Kandidati demokrat Aulon Kalaja i është bashkuar kërkesës për të shpallur të pavlefshme qarkun e Durrësit. Sot u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat preferenciale. Ndërsa depozitoi provat, ai tha se bazuar në filmimet e pamjeve nga KQZ ka devijim votash jo vetëm ndaj tij, por edhe të 13 kandidatëve të tjerë. Përfaqësuesi ligjor i Kalasë tha se në shumicën e rasteve votat i ishin shtuar kandidatit fitues të listës së hapur ish-prokurorit, Arjan Ndoja. “Në ekran shfaqen 31 vota për kandidatin Arjan Ndoja dhe në procesverbal na...