Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë

Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë

Por aty ku toka merr vlerë, rriten edhe interesat. Dhe bashkë me to, konfliktet. Një prej tyre shpërtheu më 3 shtator në Vlorë. Një kolonë makinash me xhama të zinj dhe persona të armatosur, të udhëhequr nga biznesmeni Luan Muça, mbërriti në hotelin në pronësi të Vasil Bedinajt. Ajo që nisi si një përballje mes dy biznesmenësh, u shndërrua brenda pak minutash në një konflikt verbal dhe fizik, deri në përdorimin e armëve. Pamjet u bënë publike. Dhe pyetjet nisën menjëherë. Bedinaj akuzoi Muçën duke pretenduar se i kishte vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh. Muça e mohoi kategorikisht. Por pas përplasjes së dukshme, fshihej një konflikt shumë më i hershëm. Një konflikt për pronën. Në qendër të tij ndodhet një rrip toke në...