Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ardhja e të dëbuarve nga SHBA, ja si do t’i përzgjedhë Kosova
Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se përzgjedhja e 50 individëve që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga Shtetet e Bashkuara do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane, duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, qeveria kosovare në detyrë ka theksuar se rastet e të ardhurve në Kosovë do të shqyrtohen ndaras nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa mbrojtja e përkohshme e tyre do të zgjasë deri në një vit. Gjithashtu, qeveria në detyrë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, do të vlerësohen kushtet...