Arbëria Digital Fest 2026: Trashëgimia arbëreshe si shtysë për zhvillimin lokal
Në katundet arbëreshe Carfizzi (Karfici), Pallagorio (Puhëriu) dhe San Nicola dell’Alto (Shën Kolli) do të zhvillohet edicioni i dytë i Arbëria Digital Fest, një nismë që synon ta kthejë trashëgiminë kulturore arbëreshe në një mundësi konkrete për zhvillimin e territoreve. Aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 tetor 2026, me moton “Të trashëgojmë, të tërheqim, të krijojmë”, ku për tri ditë, kultura, turizmi, inovacioni, komunikimi digjital dhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të ndërthuren në takime, panele, aktivitete artistike, podkaste, punëtori dhe evente të shpërndara në komunitetet arbëreshe. Një nga qendrat e festivalit do të jetë “Muzé – Spazio Arbëria” në Pallagorio, ndërsa aktivitetet do të shtrihen edhe në Carfizzi dhe San Nicola dell’Alto. Organizatorët synojnë që këto komunitete të mos shihen si realitete të...
Burimi:
kultplus.com