Arbëresh/ “Udha – një gjak, një gjuhë, një besë” ngjall emocione në Zyrih

Arbëresh/ “Udha – një gjak, një gjuhë, një besë” ngjall emocione në Zyrih

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Zyrihut u shfaq dokumentari “Udha – një gjak, një gjuhë, një besë”, një prodhim që vjen si homazh për identitetin kombëtar dhe lidhjet shpirtërore mes shqiptarëve kudo që ndodhen.Dokumentari, që mbart rrëfime të ndjera dhe autentike, solli në fokus historinë, gjuhën, besën dhe ndjenjën e përkatësisë që na bashkon si popull. I pranishëm në aktivitet ishte vetë protagonisti i dokumentarit, Lorik Cana, një figurë e dashur për shqiptarët, i cili me dinjitet ka përfaqësuar kombin jo vetëm në fushën e futbollit, por tashmë edhe në sferën e kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore.Nga Ambasada e Shqipërisë...
Burimi: Diasporashqiptare.al