Arbër Hajdari: Akuzat për mua, fantazi të Lali Erit
Arbër Hajdari ka zgjedhur të reagojë duke u pozicionuar në krah të atyre që sulmojnë Erion Veliajn, pas letrës së këtij të fundit sot, ku e përmendi si emër të cilit duhej t'i dorëzonte bashkinë. Ndërkohë që njëkohësisht pretendon se nuk ka asnjë lidhje me çështjen e bërë publike nga kryebashkiaku. Por, nëse i referohemi përmbajtjes së letrës së Veliajt, emri i Arbër Hajdarit nuk përmendet në asnjë moment si personi që ka iniciuar apo organizuar këtë çështje. Përkundrazi, Veliaj e përmend atë në një kontekst tjetër: si personin për të cilin, sipas pretendimit të tij, Edi Rama kishte kërkuar që t'i hapej rruga për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Pikërisht këtu qëndron kontradikta që ngre pikëpyetje mbi reagimin e Hajdarit. Në vend...
Burimi:
syri.net